Zhduket një person nga Prishtina, kërkohet ndihmë për ta gjetur

Një person është zhdukur nga fshati Besi në Komunën e Prishtinë.Nezir Osmani është larguar nga shtëpia e tij dhe sipas informatave të familjarëve e të afërmeve, lokacioni i fundit që është parë ose lajmëruar është fshati Lebanë, Besi ose Rimanishtë.Një i afërm i tij ka bërë thirrje që të gjithë ata të cilët mund ta kenë parë ta lajmërojnë familjen e Nezir Osmanit, në numrin e telefonit 044-219-050, ose të telefonojnë policinë.