Zhdukja misterioze e biznesmenit, deklarohet në Gjykatë personi që mashtroi familjen se është agjent i CIA-së
Skender Guraziu ka pranuar fajësinë i cili akuzohet se duke u paraqitur rrejshëm si agjent i fshehtë i CIA-s mashtroi të dëmtuarin Vedat Rexhepi se do t’ia gjejë vëllain e zhdukur në Serbi, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim.Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Menduhi Kastrati, i akuzuari Guraziu ka pranuar fajësinë për veprat penale që i vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.E pranoj e ndjej vetën fajtor”, tha i akuzuari Guraziu.“Me pas qysh me kthye kohën mbrapa s’kisha dashtë ma shumë, jam i pendum tej mase, i kërkoj falje atij e familjes së tij edhe juve. Jo veç mi kërku falje po edhe milionat me ja dhon atyre s’ju shnoshet zemra”, shtoi i akuzuari Guraziu.Me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Guraziu, janë pajtuar edhe prokurori Kastrati dhe mbrojtësi i tij, avokati, Nexhat Elshani, të cilin me pas gjykatësi Adnan Kamberi e ka aprovuar.Avokati Elshani, i ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit dhe ndaj të mbrojturit të tij që shqiptohet cila do masë tjetër e sigurisë, propozim ky të cilin prokurori Kastrati ia la në diskrecion gjykatës.Lidhur me këtë, gjykatësi Kamberi tha se do te vendoset jashtë seance. Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet me 1 nëntor 2021.Aktakuza e ngritur më 20 tetor 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Guraziun e ngarkon me veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.Sipas aktakuzës, i pandehuri Guraziu akuzohet se më 30 korrik 2021, në Prishtinë, me qëllim të përftimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, e ka venë në lajthim të dëmtuarin Vedat Rexhepi, duke i paraqitur të dëmtuarit fakte të rreme kinse i njëjti mund të gjejë vëllain e tij të zhdukur B.R.Aktakuza thotë se, në të njëjtën ditë, fillimisht i pandehuri Guraziu, ka kontaktuar përmes telefonit me të dëmtuarin Vedat Rexhepi duke iu prezantuar si Kastriot Xhemajli, e më pas i njëjti e ka ftuar të të hyjë të Messenger për të lexuar diçka lidhur me rastin e vëllait të tij të zhdukur.Tutje, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari ka lexuar fjalët e shkruara të të pandehurit Guraziu, i cili ka theksuar se me të dëgjuar rastin e tij në mjete të informimit për këtë rast që kinse atë e kishte prekur dhe shqetësuar dhe pasi ai vet e kishte pasur një rast të tillë para shume vitesh dhe të njëjtit i kishte ndihmuar një person i fuqishëm që është me mision në Kosovë dhe në CIA duke i ndihmuar për ta gjetur babin e tij.Sipas aktit akuzues, ai i kishte premtuar që ta ndihmoje të dëmtuarin Rexhepi dhe se këtë punë do ta kryej me sukses. Të dëmtuarit i kishte prezantuar një ID-kartel të falsifikuar, në emër të Ardian O,neil Bajraktari, duke kërkuar që komunikimi të bëhet përmes email adresës në emër të Ardian Oneil Bajraktari.Tutje, pas shkëmbimit të disa emaileve, i pandehuri i kishte thënë të dëmtuarit Rexhepi, se i njëjti ka kontaktuar me disa autoritete në Serbi ku ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur B.R, gjendet në burgun e Nishit në Serbi, dhe se për ta nxjerrë nga ai vend atij i duheshin 3000-4000 euro.Në aktakuzës thuhet se për ta bindur me mirë të dëmtuarin i pandehuri i ka dërguar edhe disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse ai e ka konfirmimin nga Milorad Petkovic, zyrtar i Qeverisë së Serbisë, e më pas këtë komunikim i pandehuri ja ka përcjell të dëmtuarit, të cilët e kishin lënë të takoheshin që i dëmtuari t’ia dorëzoj parat e kërkuara nga i pandehuri.Aktakuza shpjegon se ditën kritike më 2 gusht 2021, kur kishin shkuar në objektin “HIB Petrol”, në ato qaste i pandehuri ju ka drejtuar të dëmtuarit me fjalët “dil nga objekti i “HIB Petrol”-it, që të takohemi diku tjetër qenkan disa të AKI-së dhe nuk dua të na shohin”, pasi që i njëjti kishte vërejtur disa policë në vendin e ngjarjes, tenton të largohet por nuk arrin që të ikë pasi që është arrestuar nga zyrtarët policor.Me këtë, Guraziu akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet. Derisa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, Guraziu po akuzohet se po ashtu më 31 korrik 2021, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, i pandehuri edhe pse ka qene në dijeni se është e falsifikuar ID-kartela në emër të Ardian O,neil Bajraktari kinse i lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të njëjtën e ka përdorur dhe e ka prezantuar si origjinale para të dëmtuarit Rexhepi e të cilën kartel i pandehuri fillimisht e ka falsifikuar vet. E me këtë, Guraziu po akuzohet ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, paragrafi 1 të KPKR-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Kurse, sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, më kohë datë dhe vend të njejt si në dispozitivin e dytë, i pandehuri Guraziu është prezantuar rrejshëm se i njëjti është duke punuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë si person zyrtar gjegjësisht agjent i fshehtë i CIA-së, në atë mënyrë që me të takuar të dëmtuarin Rexhepi, të njëjtit i ka thënë se ai është i informuar lidhur me rastin e vëllait të tij të zhdukur dhe sipas atij, ai është këshilluar nga koleget e tij në këtë Ambasadë dhe kishte kuptuar edhe nga AKI-ja se vëllai i të dëmtuarit është gjallë dhe gjendet në Serbi, me që rast i pandehuri është prezantuar rrejshëm me ID-kartel të falsifikuar si person zyrtar.Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.