Zhuri dhe Vlashnja të rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve
Zhuri dhe Vlashnja të rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve, i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për Deputet nga radhët e Nismës Socialdemkorate në Prizren.
Kandidati për Deputet, Zafir Berisha, në këtë takim tha se ekipi i NISMA Socialdemokrate në Prizren është ekip përfaqësues i frymës socialdemokrate, andaj rreshtimi dhe angazhimi i të gjithëve rreth Çlirimtarëve është garancë e realizimit të projektit tonë për mbrojtje të shtetit dhe vlerave tona kombëtare.
Kandidatët për Deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha dhe Leart Batusha, duke i falenderuar të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme, në takim thanë se NISMA është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të rreshtohen përkrahë Çlirimtarëve dhe të kontribuojnë për një shtet të fortë dhe me vlera të larta kombëtare.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.