Zhvillimet në vend, Vetëvendosje mblidhet sot
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë mbledhje, ku prezent do të jenë edhe deputetët e këtij subjekti. Telegrafi merr vesh se kjo është një mbledhje e rregullt, dhe se e njëjta pritet të nis brenda pak minutash. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për formimin e Komisioneve Parlamentare, ku shtatë prej tyre do të drejtohen nga LVV-ja, e po ashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në media është diskutuar se kjo javë mund të jetë përfundimtare për krijimin e institucioneve të reja, po ashtu është thënë se në këtë javë mund të thirret seanca për të votuar edhe Vjosa Osmanin për presidente