Zhvillimet në veri, ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani

                         Presidentja Vjosa Osmani aktualisht është duke zhvilluar takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shkruan gazeta online Reporteri.net.Takimi vjen pas zhvillimeve të së dielës në veri, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur terrorist, disa nga të cilët u kapën nga Policia e Kosovë.Të dielën kur ndodhi sulmi terrorist, Hovenier  dënoi aktin duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë.Po atë ditë, Ambasadori amerikan pati takim edhe me kryeministrin Kurti në Qeveri.