Zjarr në një shtëpi në Prizren

                            Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i KEDS-it si dhe njësitet relevante të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Nga rasti s’ka të lënduar. “Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i KEDS-it si dhe njësitë relevante të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton policia.