Zjarrfikësit protestojnë sërish, të pakënaqur me kushtet e punës e mospagesën e rrezikshmërisë
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar sërish në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë, raporton Ekonomia Online.Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës, tha se gjendja e tyre është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme, madje tha se nuk do të heshtin.Ai tha që as qeveritë e kaluara dhe as e tashmja nuk kanë bërë asgjë, por ai kërkoi nga Qeveria e tanishme të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe t’i plotësoj kërkesat e tyre.“Zjarrfikësit e Kosovës e kanë riaktivizuar protestën në shenjë të pakënaqësive të krijuar jo e kënaqshme që e kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës, pas protestës gjendja në shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme. Andaj e ftojmë Qeverinë të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe të siguroj mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar se në këtë formë nuk i konvenon askujt kjo heshtje është e pakuptim, kjo neglizhencë është e pakuptime iu kemi dhënë hapësirë iu kemi dhënë kohë iu kemi drejtuar prej vitit 2021 në këtë Qeveri dhe qeverive tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje asnjë hap para mos kanë shkaktuar ketë revolt e cila më të vërtete e arsyeshme presin sot të na ftoni në takim apelojmë nga qeveria edhe sot nga deputet të cilët sot është ligji për buxhetin të analizojnë iu kemi drejtuar të gjithë mekanizmave edhe legjislativit edhe ekzekutivit të analizohet gjendja të gjithë kanë hesht”.“Sot kërkojmë që urgjentisht kjo gjendje duhet të trajtuar sepse nuk do të tolerojmë. Përderisa të definohen kompetencat menaxhuese mes komunave dhe ministria të ndahet një buxhet të mos kem problem çdo vit. Çështja e rrezikshmërisë nuk pajtohen zjarrfikës me vendimin e Qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria nga shtesa pagë për të rrezikshmërinë. Gjithashtu kemi kërkuar bazë Ligjit për zjarrfikës në shpëtim të shtohen zjarrfikës të rinj kemi kërkuar buxhet shtesë 2024 mos të kemi problem të njëjta. Këtë zjarrfikës nuk meritojnë nuk po kërkojmë asgjë pos zbatim të ligjit drejtësi trajtim të dinjitetshëm. Do të vazhdojmë protestat nëse nuk zbatohen kërkesat tona. Kërkojmë urgjentisht kjo gjendje të trajtohet”.