Zogjtë e pazakontë në fshatin Leshan të Pejës

0

                                   Prej disa vitesh në fshatin Leshan të Pejës është rikthyer një shpend jo i zakonshëm.Nga biologët po konsiderohet një lloj i pulëbardhave.Banorët janë shumë të kënaqur nga prania e këtyre shpendëve.Ata shprehen se këta zogj vendit i kanë dhënë shumë gjallëri.Edhe pse nuk përngjajnë shumë me pulëbardhat që i njohim, biologu Beqir Sadiku thotë se shpendi u takon familjes së pulëbardhave.“Hynë në familjen e shpendëve shtegtarë. Para lufte kanë ardhur në stinën e pranverës deri nga vjeshta e vonë”, tregon për RTV Dukagjinin biologu Beqir Sadiku.Në fillim kishin vetëm një fole, ndërsa tani kanë me dhjetëra, përcjell Telegrafi.Biologu mendon se afërsia ajrore me deponinë e mbeturinave dhe lartësia e lisave mund të ketë shtyrë këtë shpend të vendos foletë në këtë fshat.“Këta zogj tashmë i kemi në fshat edhe gjatë stinës së dimrit. Ky fenomen është vetëm në 7-8 vitet e fundit. Në fillim kanë pasur vetëm një fole, mirëpo me shtimin e tyre janë shtuar edhe foletë. Si duket tashmë këto shpendë kanë gjetur ushqim të mjaftueshëm. Edhe dimrat nuk po janë si dikur të ashpër…Përshtatja e këtyre shpendëve me këto kushte të mjedisit për momentin është një sfidë për biologët e rijnë”, tregon më tej biologu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *