Zonat ekonomike në Kosovë pa efekt pozitiv, depolitizimi i ligjeve i nevojshëm

0

             Njohësit e çështjeve ekonomike në vend thonë se shumica nga zonat ekonomike të Kosovës janë themeluar pa ndonjë analizë ekonomike në raport me tregun ndërkombëtar, në raport me investimet e jashtme dhe në raport me liberalizimin tregtar në përgjithësi.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se në rastin e Kosovës, vendimet për zonat e lira ekonomike janë politizuar.Gërxhaliu mes tjerash ka shtuar se përfitimet mund të jenë shumë të mëdha nëse janë të orientuara në aspektin ekonomik dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj.“Të gjitha zonat ekonomike në vendet e rajonit kanë qenë të bazuara në fizibilitet ekonomik dhe kanë pasur arsyeshmërinë e vet, për fat të keq në Kosovë këto zona kanë qenë të politizuara dhe interes i partive politike i lidhur me grupet e caktuara të interesit se sa qëllim mirë për zhvillim ekonomik dhe në kë të drejtim po thuajse kanë qenë më tepër kampanja zgjedhore dhe mundësitë që të përfitohet nga këto zona janë shumë të mëdha nëse do të jenë të orientuara pastër në aspektin ekonomik dhe në rend të dytë nëse do ta kenë target tërheqjen e investitorit të huaj pa burokraci, korrupsion dhe nepotizëm”, thotë ai për EO.“Në Kosovë kemi raste të vogla të zonave ekonomike që kanë dhënë efekte pozitive por me sundimin e ligjit këto zona mund të jenë pjesë të zhvillimit ekonomik por gjithmonë të depolitizuara dhe jo vetëm në aspektin burokratik”, shtoi Gërxhaliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *