Zonja e cila sfidoi veten dhe u ngrit ne piadestalin e atletikës në Kosovë

Quhet Afërdita Zeka Ymeri. Është me prejardhje nga Podujeva. Jeton në Prishtinë tash e 9 vite. Është e martuar, nënë e dy djemëve. Kohëve të fundit ka filluar të merret me gara sportive, të cilat jan bërë pjesë e përditshmërisë së jetës së saj. Me sport ka filluar të merret që nga viti 2022. Edhe pse ka filluar me gara në një moshë mesatare, suksesi suksesi nuk ka munguar. Në një kohë relativisht të shkurtër, ka përjetuar momente emocionale që shumë njerëz i ëndërrojnë me vite të tëra. Është viti i katër që ka merr pjesë në mbi 50 gara në atletikë dhe biciklizëm. Ende pa i mbushur një decenie eksperiencë u bë e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe ne shumë vende te europës. U stolis me medalje në shumë gara të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Turqi dhe Itali.

Gjatë bisedës me te, zonja Afërditë në pika të shkurta i përmendi disa nga aktivietet më veçanta të cilat i kanë dhënë më se shumti emicione dhe që nuk do harrohen kurr në jetn e saj.

Për here të pare kam marr pjesë në Lipjan, ku e zura vendin e parë! Një përjetim që nuk di me e përshkrua me fjalë.

Në vitin 2022, gara e dytë në Tomoc, në vendin e tretë.

Gara në Kalanë e Ulqinit, edhe këtu në vendin e tretë.

Maratona e Gjilanit, në vendin e pare si veterane.

Maratona e Prishtinës ku u rendita e 11-ta,

Maratona e Tiranës, ku nga 680 garuese u rendita në vendin e 77 – dhe mu ka duk diçka shumë interesante, se unë jam e lindur në ’77, e thonë që numri 7 është numër i fatit, ku 10 km i mbarova për 63 minuta.

Gara tjeter në Elbasan, kampionati dimror, në vendin e pare.

 Në Vlorë në vendin e 3.

Në stadiumin e Tiranës në vendin e dytë (2).

Prishtina Trails, në vendin e 11, po ashtu ajo ditë ka qenë dyfish e veçantë, sepse paradite garova në Gërmi dhe pasdite në Suharekë, në kampionatin e krosit, ku zura vendin e tretë. Dmth.dy gara brenda ditës.

Gara tjetër Sharri Vertical Kilometer, kjo garë mbahet në Prevallë. 4 km me 1000 m. ngjtje.

Gara tjeter, ajo e Izbicës, ë vendin e 11.

Gara tjetër Gjakova Trejlls Shkugëz. Këtuu për herë të parë hyra në një garë 21km dhe në këtë garë që e sfidova vetën, e fitova besimën tek vetja se unë po muja me e ba edhe maratonën e plotë.

Garën e 28 nëntorit në Prekaz e pritsha me pa durim sepse ishte ishte një maratonë prej 28km. Unë i bera 30km sepse e ngatrrova rrugën,se ndodhin shpesh këto sfida të garuesit me e ngatrrua rrugën, kur është gara në distancë të gjatë!

Ndërsa garat ndërkombëtare që më mbajnë në zemër janë: Kur kam vendosa me shku për herë të parë me përfaqësu Kosovën në garën ballkanike në Stamboll, ishte hera e parë që shkova ama jam kën ngazëlly aq shumë, sa m’u duk vetja sikur po shkoj te dajtë! Shkova pa pritje të mëdha, thjesht me idenë me pa si zhvillohen garat e atij niveli, me përjetu atmosferën dhe me përfaqësu vendin tem. Pjesëmarrja ishte qëllimi im, jo rezultatet. As që më shkonte mendja se do të kthehesha me tre medalje, dy të bronzta dhe një të artë! Edhe pse ndoshta thellë e kam pasë një shpresë të vogël, por nuk e besoja që do t’ia dilja. Por ndodhi dhe ishte tepër një mrekulli, gëzim e krenari dhe jo vetëm për mua por edhe për Kosovën. 

Gara në Tivar ku fitova medaljen e argjent, në vitin e kaluar dhe në këtë kampionat me thënë të drejten kam prit më shumë medalje nga vetja po kjo është jeta, që ndodhin gjërat që nuk shkojm gjithmonë sipas planifikimeve por jam shumë e lumtur që arrita medaljen e argjent. Ajo garë ka qenë tepër sfiduese për mua, se ishte një garë që nuk e kisha ba asnjehërë më parë po ia dola, dhe jam shumë mirënjose ndaj vetës që ia dola.

Gara tjetër, maratona e Torinos të Italisë. Një ndjenjë shumë e veçant, me garua me 5.000 garues, ishte një ndjesi tepër e bukur dhe super energji dhe 10 kilometërshin e kalova bëra për 60min e 45sekonda.

Gara ndërkombëtaretare e fundit, ka qenë në Shkodër para pak ditëve. Ku arrita edhe ay dy medalje, 1 medalje bronzi dhe 1 argjendi.

 Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë rrugëtin timin është që për dy vite me radhë jam kampione e Kosovës në triathlon. Për ata që nuk e dinë, është mirë me e sqarua: triathloni është një disiplinë që përfshin notin, biçikletën dhe vrapin dhe të gjitha brenda një gare./QendraPress/