“Zorrët, truri i dytë”, mjeku: Me rëndësi përdorimi i probiotikëve e prebiotikëve! Ja ushqimet nga mund t’i marrim.

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar mjeku Gerland Kola i cili foli në lidhje me shëndetin e zorrëve dhe mënyrën se si ndikon ajo në organizëm dhe në humorin tonë.
Mjeku vuri theksin në nevojën për përdorimin e probiotikëve dhe prebiotikëve, ndërsa renditi edhe ushqimet nga të cilat mund ta marrim në mënyrë natyrale.
“Mikrobioma në zorrë luan një rol thelbësor në organizëm, mirëpo mënyra se si procesohet ushqimi që marrim varet nga mikrobioma. Aty ndodh shpërbërja më e madhe e nutrientëve. Numërohen me triliona mikrooraganizma që është në zorrët tona dhe sa më të larmishme të jenë, aq më të shëndetshme janë zorrët dhe aq më mirë ndodh përthithja.
Në zorrë, probiotikët prodhojnë dy nga hormonet nga të cilat varet drejtpërdrejtë humori ynë, ndaj mbështetet më shumë së fundmi edhe shprehja “Zorrët janë truri ynë i dytë”.
Ndaj rekomandohet që të merren probiotikë dhe prebiotikë, rekomandoj në farmaci nëse do të marrin probiotikë t’i marrin bashkë me prebiotikët.
Nëse duan ta marrin nga ushqimi, këshilloj ushqimet e fermentuara si turshitë, kosi i dhisë apo deles, në fund vjen ai i lopës”, tha ai. (BalkanWeb)