Zoti e ndihmoftë këtë vend të lodhur. Njerëzit, me gjasë s’po munden-Shkruan;Bashkim HOXHAJ,analist politik.

10-12 ditë me uniformë, pa e shkelur asnjëherë tokën e Kosovës, janë shndërruar në 26 vjet lavdërim, mburrje e krekosje. Kjo është fytyra e vërtetë e një realiteti të hidhur, ku mitet zëvendësojnë realitetet, , ku disa kanë bërë edhe karrierë për vete e për të afërm mbi djersën dhe sakrificën e të tjerëve.

Ata që dolën pa u djersitur, sot djersiten duke folur për vete si “çlirimtarë”, si “strategë”e si “komandantë të pavdekshëm”. Mjeshtër të vetëlavdërimit, gënjeshtrës dhe manipulimit.

Njerëzit e zakonshëm e ndjejnë përditë mbi supe barrën e “dhunës psikologjike” që ua ngarkojnë këta të pashpirt që jetojnë me legjenda. Këta që lavdërimin e kanë kthyer në profesion.

“Lavdërim i Marrëzisë”, do të thoshte, Erazmo Roterdami.

Zoti e ndihmoftë këtë vend të lodhur. Njerëzit, me gjasë s’po munden./QendraPress/