Zv, Kryeministrja Albulena Halimaj, qëndroi në Prizren

0

 Zv, Kryeministrja  Albulena Halimaj,  qëndroi  në Prizren  ku ka pasur edhe një agjendë të ngjeshur të takimeve  me fillim tek kryetari Mytaher Haskuka e pastaj në QKMF dhe së  fundi në Spitalin Rajonal dhe Institutin e Shëndetit Publik Rajonal, Ajo shkruan “Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizituam Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, QKMF-në në Prizren, Spitalin Regjional dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike të këtij qyteti për të parë nga afër punën që po bëjnë mantelbardhët në luftimin dhe parandalimin e COVID-19.

Bashkë me ministrin Zemaj ofruam përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për këto institucione shëndetësore në Prizren dhe ditët në vijim, ne do të ulemi dhe do të diskutojmë për gjetjen e një formule të përbashkët për t’i dalur në ndihmë QKMF-së dhe Spitalit Regjional të këtij qyteti me mjete shtesë të cilat ata i konsiderojnë si të domosdoshme.

Shpreha mirënjohjen time për të gjithë mantelbardhët jo vetëm në Prizren, por në të gjithë vendin në betejën kundër koronavirusit.

Mbani maskën, ruani distancen sepse në këtë formë ruajmë vetën dhe të tjerët.”  ka shkruaj ajo në  Fb./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *