Zv/ministri i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi me pajisje për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi eventual nga Serbia
Zëvendësministri i mbrojtjes Shemsi Syla ka thënë se Kosova nuk do të rrijë duarkryq në rast të një sulmi të mundshëm nga Serbia.Syla theksoi se vendi do të përgatitet me paisje dhe mjete adekuate që i duhen ushtrisë në këso raste. Sipas tij, zhvillimet më të reja që kanë ndodhur në invazionin rus mbi Ukrainën kanë sjellë edhe ndryshime të dukshme në sigurinë rajonale, prandaj ai tha se as Kosova nuk duhet të rrijë duarkryq.“Por mendojmë që duhet të përgatitemi eventualisht për situata me të cilat ne kemi sinjale të asaj se fqinji jonë është aleat i Rusisë dhe gjithnjë është në mbështetje të aleancës më Rusinë, në rastin edhe të sulmit ndaj Ukrainës. Kështu që, pretendimet serbe për ne gjithnjë kanë qenë një kërcënim, që ne nuk kemi ndenjur duarthatë dhe nuk rrimë. Kështu që, ne duhet të mendojmë të përgatitemi me paisje çfarë i nevojiten ushtrisë tonë, dhe që janë mjete adekuate për t’iu përgjigjur eventualisht ndonjë sulmi apo ndonjë përpjekjeje”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.Sa i përket furnizimit me dronët Bayraktar, Syla tha se do të bëhen analiza për të ardhur në përfundim se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme.“Meqë sot, lufta siç po zhvillohet është një terren interesant dhe ku nevojiten armë të tilla të cilat janë shumë adekuate në përgjigjet e armikut. Ne do të bëjmë analiza të njëpasnjëshme me specialistëve tanë dhe ata do të vlerësojnë saktë se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme dhe e domosdoshme të jetë në dispozicion të ushtrisë tonë”, shtoi ai.