Zv. Ministri në detyrë Berisha, reagon me rastin e miratimit të buxhetit të komunës së Prizrenit.

0

     Posa  është  votuar  buxheti  komuna I Komunës së Prizrenit , e ku kësaj radhe  pos  kuvendarëve të  pozitës  kanë  votuar edhe   kuvendarë nga  opozita  gjegjësisht nga  LDK. Zv ministri  në  detyrë  Zafir Berisha  ka reaguar ashpër  duke  shkruar-‘’LDK në Prizren, as peshk as mish! Votimi i buxhetit nga LDK, buxhet i cili është programuar për fushatën e zgjedhjeve lokale nga sekti i LVV, tregon se ky subjekt politikë e ka humbur rrugën në oborr dhe po përdoret nga krimi i organizuar në qeverinë e Prizrenit, si në të kaluarën edhe sot, si një salvet një përdorimshe! Arsyetimi se po e votojmë buxhetin për hir të qytetarëve, është pallavër e dëgjuar shpeshherë kur dëshirojnë të mbulojnë interesat meskine të personave të caktuar brenda partisë. Sekti i LVV, jo buxhetin po asnjë nga ligjet dhe iniciativat e qeveris që është udhëheq nga LDK, që kanë qenë interes qytetar, nuk e ka votuar në Kuvendin e Kosovës për “hatër” të qytetarëve. Popullore; shtëpia që shihet kallauz nuk donë! ‘’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *