Zyrtare/ Vedat Muriqi te Mallorca.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, tani do të luaj në Spanjë.Vedat Muriqi sot i është bashkuar skuadrës nga Palma de Mallorca, Mallorca-s, si transferim i plotë.Prizrenasi ka zgjedhur La Liga-n si destinacion e tij të ardhshëm, ku do të paraqitet me një skuadër shumë solide këtë sezon.Muriqi kaloi afro dy vite shumë të dështuara te Lazio, ku më shumë ishte pjesë e stolit se sa e fushës.Duke parë që në Itali nuk ka një të ardhme për të, Muriqi kishte disa opsione – por ai zgjodhi Spanjën.Muriqi do të fillojë aventurën në Spanjë qysh të mërkurën, me një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën spanjolle.Mallorca do të luajë në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit përballë Rayo Vallecano-s, në një mundësi të artë që të arrijë gjysmëfinalet.Muriqi kishte refuzuar edhe mundësinë që të transferohej në Turqi, ku do të ribashkohej me skuadrën e tij, Fenerbahçe.Te Mallorca, prizrenasi shpreson që të gjejë minutat për t’u kthyer në formën optimale, në mënyrë që të jetë ndihmë edhe për dardanët. /Albanianpost.com