16 Tetori – DITË BOTËRORE E USHQIMIT.-Shkruan; Selatin Kaçaniku,

Ekspert, pedagog, prakticist, aktivist, donator i kauzës së konsumatorit

Nuk dëgjova që ndonjë Institucion, Agjencion, Mekanizëm…i Shtetit të Kosovës të ketë manifestuar sot, të paktën për qëllime vetëdijësimi për 1. Tetorin – DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT ?!Presidenca, Kuvendi, Qeveria, asnjë Ministri e Republikës së Kosovës ?!

Kaq, kështu “dëshmohet” kujdesi, përkushtimi, përmbushja e obligimeve mandatore ndaj popullit, shtetasit, publikut, elektoratit, anëtarësisë…qytetarit / familjes konsumatore, njëherit taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës.

Kjo kategori e popullit është edhe finansuese e Shtetit dhe për shërbimet qe i detyrohen institucionet e Shtetit – konsumatori, si kategori më e shpërfillur, më e zhvatur, më e diskriminuar, më e goditur me telashet e ekonomisë e të tregut por edhe me ato gjeo-politike-globale…më e urryer e popullatës ka paguar / paguan me avans ?!

Flej, flej…?!

As MINT-i ku ndodhet infrastruktura e cilësisë, Departamenti / Zyra / Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit;

As MSH-ja e vetëdijëshme se nga sasia dhe cilësia e uushqimit varet shëndeti i kombit. Bashk me MSH-në edhe IKSHKP-ja;

As MBPZHR-ja, ky gardien e kujdestar i hambarit të Shtetit;

As AUVK-ja, e strukur e lastuar nën ombrellën e Zyres së Kryeminstrit;

As…Askush ?!

Athua vallë këta / këto, edhe deputetët, anëtarësia, stafi, shërbyesit civilë hanë, ushqehen, konsumojnë…ose agjërojnë jasht normave e standardeve ?!

Duhet falenderuar disa mediume të informimit publik e portale, por edhe SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë – që nuk e lanë në harresë as neglizhencë 16. Tetorin – DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT.

Çdo vit edhe sivjet, bashk me OJQ KONSUMATORI (në shenjë proteste me aktivitete të ngrira), paralajmëruam, reaguam, sensibilizuam…në veshë të shurdhër.

Nesër është 17. Tetori – DITË BOTËRORE E VARFËRISË.

A do ta ketë të njëjtin fat edhe kjo datë / ditë e shënuar për konsumatorin ?!

Ju lutem, më poshtë lexoni paralajmërimin / reagimin e fundit.

Lexim të këndshëm.

03. 10. 2022

Në mbarë Botën 16 Tetori manifestohet si DITË BOTËRORE E USHQIMIT.

Njësoj si ushqimi edhe manifestimi për te është me shumë vlera.

Nuk kam njohuri se në Kosovë, në Prishtinë do të mbahet ndonjë manifestim për 16 Tetorin – DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT.

Mendoj se për ushqimin duhet të kujdesemi e të manifestojmë të gjithë. Çdokush në mënyrën e vet, edhe në / me gjellëtore popullore, edhe me zbritjen e çmimeve të disa artikujve para skadencës…edhe me fushata marketesh – me zbritje reale të çmimeve dedikuar shtresave të varfëra të qytetarit / familjes konsumatore…

Shëndeti vie ga ushqimi. Ushqimi i mjaftueshëm i sigurt e cilësor, i kombinuar e gatuar mirë – është edhe shëndet, është edhe medikament.

Mirëqenia sociale / standardi jetësor, kamja / skamja, varfëria / pasuria, reflekton në cilësinë e jetesës dhe në ushqim, në mjaftueshmëri, në ushqyeshmëri, në sasinë, sigurinë e cilësinë e ushqimit dhe të ushqyerjes.

Mënyra, cilësia e sasia e ushqyerjes, prodhimi dhe gatimi i ushqimit, ndikojnë në shëndet.

Edhe të qenit kontribues e partner i Shtetit, si qytetar / familje konsumatore – taksapages, trajta / formati më i pëlqyer e më kontribuues e Shtetit e Buxhetit të Shtetit, varet nga majftueshmëria, sasia, siguria, cilësia, prodhimi, kujdesi e gatimi i ushqimit.

– Pranë 16 Tetorit e kemi edhe 17 Tetorin – DITËN BOTËRORE TË VARFËRISË.

Kur e themi, kur mendojmë për varfërinë e para që na bie ndërmend është ushqimi.

– Më 31 Tetor është DITA BOTËRORE E KURSIMIT. Kursimi ka rëndësi multistrukturale e multidiciplinare. Edhe nëse mendojmë vetëm për paranë për ta kursyer, e para për ç gjënë e planifikojmë dhe e shpenzojmë paranë është ushqimi.

Në këto ditë, muaj e vite krize ekonomike, fluturime çmimesh, rritje inflaconi e ulje standardi / mirëqenieje sociale…kultura, afiniteti, shkathtësia, teknika, logjika… mjaftueshmëria e kursimit mund të jetë një aleat e patericë e mirë për fasilitimin e ballafaqimit me krizën ekonomike, me inflacionin, me uljen e standardit jetësor…me çmimet galopante.

– 6 Tetori, Java (6 – 9 Tetor) e Muajit Tetor njihen si ditë / data të shënuara të EKSPERIENCËS / PËRVOJËS KONSUMATORE.

Eksperienca konsumatore na duhet për të zhvilluar ekonominë, tregun, bizneset dhe qenien, jetën e shëndetin tonë si qytetarë konsumatorë – bashk me të gjithë ata që prodhojnë, tregtojnë, shërbejnë…e bëjnë politika socio-ekonomike për ne, me ne.

Eksperienca konsumatore na duhet edhe për të përmbushur zbraztinë e lënë nga mandati / obligimi i Qeverisë, edhe i MINT-it, e që janë: Informimi, edukimi, arsimimi, arritja e ngritja e vazhdueshme e kulturës dhe emancipimit në / për konsum, vetëdijësimi për kauzën dhe për të drejtat e obligimet si dhe për intereset e dinjitetin e qytetarit / familjes konsumatore. Këto vlera, në veçanti vetëdijësimi janë kyçe për të qenë partnerë të Shtetit, njësoj siç jemi partner si taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit, njësoj si, kur si elektorat, me votën tonë demokratike delegojmë autorizime, kompetenca, mandate, detyra, obligime…

Të gjithë bashk duhet të mendojmë, punojmë e shkrijmë ide e projekte për të shijuar e manifestuar më të mirën për ne dhe për familjet tona si qytetarë konsumatorë taksapagues – si partnerë të Shtetit.

Rreth 30 % e qytetarëve / familjeve konsumatore jetonin në varfëri. Një e treta e tyre jetonin në varfëri të skajshme. Dmth. ata, deri para Pandemisë COVID 19 dhe krizës Botërore që e nisi ortekun e çmimeve, nuk kanë pasur mundësi për mjaftueshmëri as llojllojshmëri ushqimesh – e për zgjedhje as që mund të flitet. Kjo pjesë e qytetarit / e familjes konsumatore të varfër dhe ekstremisht të varfër – TANIMË KA FALIMEMTUAR ?!

Shtet, Kuvend e Qeveri, institucione, mekanizma…NDIHMONI / REFLEKTONI , të paktën në kuadrin manifestimeve për datat e shënuara që i kemi afër: 16 Tetorin – DITËN BOTËRORE TË USHQIMIT dhe 17 Tetorin – DITËN BOTËRORE TË LUFTËS / MENAXHIMIT TË VARFËRISË – sepse e keni mandat. Edhe ju ushqeheni nga Buxheti të cilin e gjenerojnë qytetarët dhe familjet konsumatore – edhe ata / ato të varfëra dhe ata / ato të falimentuar/a !

Përveç këtyre dy datave të shënuara brenda vitit që manifestohen për sensibilizim të tillë ka edhe data të tjera, po e përmendi vetëm 15 Marsin DITËN dhe Muajin Mars – MUAJIN BOTËROR TË TË DREJTAVE TË QYTETARIT KONSUMATOR.

(Mos)Manifestimi për ditët /datat e shënuara, me rëndësi për qytetarin / familjen konsumatore, mund të dëshmojë (mos)ekzistimin e shfaqjes së PËRJASHTIMIT SOCIAL ?!

Ky përjetim është tejet i hidhur, i dhimbshëm për qytetarin / familjen konsumatore, edhe taksapages e gjenerues kryesor të Buxhetit – prej nga (s)i mohohet e drejta e kujdesit socio-ekonomik nga Shteti, të cilit i siguron standard e mirëqenie sociale.

Edhe këtu e kështu dëshmohet se qytetarit / familjes konsumatore i mohohet edhe e drejta themelore demokratike ?!

Le të qëndrojmë sa më larg turpit e nonsensit !

Selatin Kaçaniku,

Ekspert, pedagog, prakticist, aktivist, donator i kauzës së konsumatorit.

Themelues e drejtues (për 16 vite) i OJQ KONSUMATORI (aktualisht me aktivitete të ngrira);

selatin.k@gmail.com,

044/200-458,