“16 vetura, 4 armë, 12 telefona dhe para”, çfarë u konfiskua nga aksioni kundër fajdexhinjëve në Gjakovë 
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka dhënë detaje lidhur me aksionin policor të zhvilluar kundër fajdeve në këtë komunë. Në një fjalë rasti, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Gjakovë, Enis Gashi, ka thënë se ky aksion ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.“Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe pas një hartimi të një plani operativ, sot në ora 6:00 të mëngjesit është realizuar bastisja në disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme. Kjo bastisje është zhvilluar ndaj shtatë të pandehurve në 10 lokacione”.“Pesë të pandehur janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë na arrati”.Ndërsa hetuesi rajonal i Policisë, Bekim Haxhiu, ka treguar se gjatë bastisjeve janë siguruar edhe prova materiale.“Pas pranimit të informatës, sektori rajonal I hetimeve ka zhvilluar hetimet. Sot me datë 18 është zbatuar urdhri i lëshuar nga prokuroria në 10 lokacione.“Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”.Në këtë konferencë është theksuar se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale.