18 DHJETORI – Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve;-Shkruan; M.Sc. Rrahim Bekteshi

18 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e shpallur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Andaj edhe shkolla jonë “Emin Duraku” në Prizren mori iniciativën me përkrahjen e drejtorit të shkollës M.Sc. Rrahim Bekteshi dhe mësimdhënëseve të Fushës Shoqëria dhe Mjedisi-lënda e gjeografisë, M.Sc. Fellanza Kirajtanidhe M.Sc. Selvije Selvie Lamaj Kryeziu të realizojnë këtë projekt. Klubi Medial i shkollës sonë bëri përgatitjen e videos me inqizimin e intervistave me nxënës të emigruar nga vendet e ndryshme të botës si dhe nxënësit të riatdhesuar që kanë qenë të emigruar ne vende të ndryshme.
Ju ftojmë që të ndjekni tregimet e tyre interesante të udhëhequr nga moderatoret Rrezana F. Siqeca IX-1 dhe Tuana Muya IX-5.