20-vjeçarja në Ferizaj tenton të vrasë veten duke pirë sasi të madhe të barnave

0

Një vajzë e moshës 20 vjeçare ka tentuar të kryej vetëvrasje, duke përdorur sasi të tepruar të barërave. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në komunën e Ferizajt. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lajmin për Reporterin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.“Dje policia rreth orës 09:00 ka pranuar një informacion se një femër e moshës 20 vjeçare ka përdorur sasi të tepruar të barërave . Ajo pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, ka thënë Veseli. Ai ka theksuar se rasti është në procedurë të mëtejmë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *