41 Vite më parë,….

Me 11 prill 1985 u nda nga jeta rapsodi i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare, Dervish Shaqa nga Lluka e Epërm të Deçanit.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Dardani, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Dardanine për shkak të përndjekjes nga UDB-ja. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosove shpinën, E lame borë e gjetëm dimën…”.

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

Në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në festivalin e folklorit kombëtar ne Gjinokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Tadio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.