Në QKUK-ë  viktima  43  vjeqare nuk ka arritur të mbijetojë  konsumimit të  preparateve kimike

Sipas njoftimit që  ka  bërë  zëdhënësi I policisë  Rajonale në  Prizren togeri  Shaqir Bytyçi, me 7.01.2026, rreth orës 11:40, Policia ka pranuar informatën se një femër rreth 43 vjeçare, nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike. Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë. Për të dy rastet, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka iniciuar rastet “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave./QendraPress/