7 ushqimet më të mira për trupin gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve 
Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes. Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin.Në vjeshtë moti është krejt i paparashikueshëm, duke e bërë tranzicionin mes verës dhe stinës së re pak të vështirë. Për shkak se era bëhet më e fortë, ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se njeriu ekspozohet ndaj shumë sëmundjeve, nëse trupi nuk është i mbrojtur. Pjesa më e brishtë e trupit që priret të preket nga sëmundjet është qafa, shpina, kraharori.Për ta bërë këtë kapërcim nga ditët e nxehta në ato të freskëta e të turbullta, njeriu mund të shfrytëzojë ushqimet e mëposhtme, të cilat sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ofrojnë energji dhe mbrojtje.
Lëngu i kockave
Ky lëng është shumë i pasur me ushqyes, proteina, minerale dhe amino acide. Ai përmirëson tretjen, imunitetin, gjumin, energjinë dhe i jep lëkurës më shumë kolagjen.
Xhenxhefili
Xhenxhefili ngroh dhe qetëson stomakun duke lehtësuar tretjen. Ai ndihmon në nxjerrjen e toksinave nëpërmjet sekrecioneve dhe lufton inflamacionin e dëmtimet në mëlçi. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj por edhe ta përfshini në gatime të ndryshme.
Mjalti
https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Studimet shkencore tregojnë se kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për një imunitet të fortë. Përveç ekspozimit në diell atë mund ta merrni nëpërmjet suplementëve me rekomandimin e mjekut.