91-vjeçari nga Suhareka që ka lexuar qindra libra, pa asnjë ditë shkollë

0

Edhe pse është 91-vjeç, Avdyl Curri nga Samadrexha e Suharekës akoma vazhdon të ketë një mënyrë jetese aktive.Ai në këtë kohë dimri, mundohet t’iu ndihmoj familjarëve rreth punëve të shtëpisë.E kur i përfundon obligimet ditore, ai ulet në vendin e tij të preferuar dhe fillon të lexoj libra.“Libri për mua është qef e dashni. Unë knaqna kur lexoj”, shprehet Curri për emisionin #Gjesi në T7.Përkundër moshës, 91 vjecari akoma lexon pa syve. Madje, në sirtarin e tij ka qindra libra.“Gjsmën e tyre i kam lexuar me duar të lidhura”, rrëfen ai duke treguar që gjatë jetës ka qenë në burg.Edhe pse ai lexon shumë libra dhe i do jashtëzakonisht shumë, tregon se nuk ka qenë në shkollë as edhe një ditë të vetme.Se si lexon pa qenë në shkollë, e mësoni duke e shikuar materialin në linkun e mëposhtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *