Problemet e shëndetit mendor në rritje, shkak edhe temperaturat e larta

0

                            Viti pandemik ka sjellë probleme të mëdha të shëndetit mendor. Personat që kërkojnë ndihmën e ekspertëve janë shtuar. Por fatmirësisht sipas psikiatres Ariana Rreli rastet nuk shfaqin forma të rënda si depresioni apo skizofrenia. “Në një ditë mund të ndeshemi mesatarisht me 25 raste, të cilat për fatin e mirë tregojnë problematika minore, pra të lidhura më së shumti me ankthin, çrregullime minimale të humorit, çrregullime të gjumit, të përqendrimit që janë tregues të një niveli të stresit kronik në popullatë”.Sipas Rrelit ata që kërkojnë ndihmë janë kryesisht mosha të reja dhe aktive, madje ndikim në situatën e tyre ka edhe stresi në punë.“Moshat 20-50 është ajo që ka vuajtur më tepër gjendjet e ankthit dhe të stresit. Ata që janë të angazhuar në punë tashmë jo vetëm që luajnë me pasigurinë e punës, por edhe ata që e kanë të sigurt me mënyra të tjera që iu është dashur për t’u përshtatur dhe për ta bërë punën”.Faktor në rritjen e rasteve sipas ekspertes së shëndetit mendor kanë edhe temperatuarat e larta.“Padikutim që stresor është edhe temperatura. Sepse në jemi mësuar me temperature mesdhetare ndërkohë që kemi shumë shpesh temperature afrikane dhe trupi jonë nuk është mësuar. Receptorët nuk përshtaten dhe shtohet stresi”, tha Rreli.Jeta e shëndetshme, aktiviteti fizik në mëngjes, shmangia e daljes në orët e drekës kur temperaturat janë të larta, mos abuzimi me alkoolin dhe lëndët narkotike janë disa nga këshillat që rekomandon psikiatria për të eleminuar rritjen e stresit dhe ankthit./ Klan News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *