Veseli viziton familjen në Kosovë pas vdekjes së babait

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka ardhur për vizitë te familja e tij në Kosovë pas vdekjes së babait të tij.Lajmin e kanë konfirmuar për Insajderi-n nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij.I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Angela Griep. Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *