Totaj;sot simbolikisht po mbjellim disa fidanë, kurse projekti ynë është për 10 mijë fidanë të mbjellura

Në kuadër të aktvitietit të PDK -së për fushatën elektorale, sot kandidati për kryetar të komunës Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga bartëi i listës Kujtim Gashi si dhe kandidatët si Ymrane Fusha e të tjerë simbolikisht buzë Lumëbardhit mbollën disa fidanë , për të treguar se në projektin e kësaj partie kur ata do të qeverisin kanë në projektin e tyre të mbjellin edhe 10 mijë fidanë tjera. Kandidati Totaj u shpreh së sot jemi këtu somolikisht të mbjellim këto fidanë dhe të bëjmë më dije se në projektin tonë prioritetet është ambienti dhe miërqenjen e qytetarëve , Në projektin tonë është qe të mbillen 10 mijë fidane tha ai. Dega e PDK gjatë ditës së sotme thanë se ka edhe takime tjera në kuadër të fushatës zgjedhore.