Dr. Muhamet Çadraku ,emër që nderohet, sepse ishte mjek i këtij populli.

Njëri nga mjekët që tashmë në pension, por që një jetë të tërë ishte në shërbim të qytetarëve është dr Muhamet Çadraku, mjek specialist i cili mbi të gjitha ka ruajtur mirëkuptimin njerëzor , se njeriu duhet të jetë primar. Ai që ishte nder dhe respekt i mjekësisë , sepse nuk u korruptua kurrë një jetë, punoi ndershëm, bëri shumë për pacientët e ky është Dr Muhamet Çadraku, Nuk është kjo vetëm përshtypje, por këtë e dinë edhe ata që e njohin nga afër siq është Prof, Dr Afrim Hoti. Ai në faqen e tij në fb shkroi ‘’Nëse “Betimi i Hipokratit” ekzistuaka, atëherë ky njeri, daja im, Dr. Spec. Muhamet Çadraku, është argumenti që konfirmon zbatimin e tij.
Ky njeri një jetë të tërë ua kushtoj njerëzve e pacientëve në Spitalin e Prizrenit dhe gjithandej. Padyshim, doktori më i mirë në rrethin e Tij.
Ky njeri, një jetë të tërë reflektoj;
– njerëzillëk,
– urtësi,
– dinjitet,
– humanitet, dhe
– profesionalizëm.
Sot Dr. Muhamet Çadraku feston ditëlindjen e Tij të 70-të.
URIMET MË TË MIRA, DOKTOR!
Paç veç të mira në jetë!!!Shkruan Prof Dr Afrim Hoti. Kurse të këtilla urime dr, Muhametit i bëjnë edhe mijëra pacientë që kaluan nëpër duar të këtij mjeku human emri i të cilit ka lënë mbresë të pashlyer kudo që është paraqitur ai si njeri, intelektuale e mjeke profesional./qendrapress.com/