Thaçi telefonon babain e tij nga Haga me rastin e ditëlindjes së tij të 84-të
Haxhi Thaçi, babai i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen. Ai ka festuar sot ditëlindjen e 84-të.I biri i tij, Hashim Thaçi, i cili po mbahet si i akuzuar në Hagë, i ka bërë një telefonatë babait për t’ia uruar ditëlindjen, shkruan Reporteri.net.Këtë e ka bërë të ditur Endriti, djali i Hashim Thaçit përmes një postimi në “InstaStory”, bashkë me foto nga momenti kur ndodhi telefonata.“Babai nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta. Gjyshi sot mbushi 84 vjet dhe nuk kishte si të mos i vinte me mëngjes një thirrje nga Haga. Pritsh edhe shumë vite të tjera gjysh, bashkë me krejt familjen”, ka shkruar Endrit Thaçi. /Reporteri.net/