Deputetja e AAK’së: Kurti kurrë më nuk do të jetë në pushtet 

                              Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, kurrë më nuk do të jetë në pushtet. Bytyqi thotë se Qeveria Kurti nuk po di të menaxhojë asnjë situatë në vend e veçanërisht atë me arsimin, për atë edhe disa nga deputetët e pozitës po i dalin kundër.“Kurti është duke e parë që nuk po mundet me menaxhu, po ashtu po e shohim që edhe disa deputetë të pozitës i kanë dalë kundër sepse po e shohin që nuk është në mënyrën e duhur duke vepru sic duhet dhe është duke e quar vendin në zgjedhje. Ne po e shohim që Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të jetë sërish në pushtet pas mandatit, por po e shohim që nuk është duke ditur të menaxhojë dhe nuk besoj që do të jetë më Kurti në pushtet, kurrë më”, tha Bytyqi në Klan Kosova.