Kryeministri Kurti viziton QKUK-në 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu Raçi, raporton RTKlive. Në takim është edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, zv ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.Kjo vizitë e kryeministrit në QKUK vije pak ditë pasi dha dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.Në vend të tij ushtruese e detyrës së QKUK-së është emëruar Dafina Gexha Bujnjaku.Ndërsa ende nuk është emëruar ministri i ri i Shëndetësisë, partia Guxo ka dalë me propozi që Haxhi Avdyli në emërohet në këtë pozitë.Por ende nuk ka një reagim nga kryeministri Kurti rreth këtij propozimi.Pas takimit pritet të ketë prononcime për media. /Reporteri.net/.