E hëna poetike me poeten:Donika Meta GJURA
NËPËR SHEKUJ JE KRENARI!
———————————————-
Nji k’të plis të bardhë dhe k’të çifteli,
Na e lanë të parët ta ruajmë me krenari,
Më porositi baba para se t’ndrrojë jetë,
Mbaje në kokë biri im e kemi identitet.
Si bora në male plisi bardhë m’xixëllon,
N’trojet shqiptare, veç formën ndryshon,
Për të gjithë njerëzimin ka veç një kuptim,
Krenohet Kombi ynë me ty o i bukuri plis.
Krenar nëpër shekuj edhe sa t’jem gjallë,
Lëkurë kam opingat e kostumin kombtar,
Kudo që të shkoj e të shkel në këmbë,
Plisi n’kokë m’burrëron më bën hijerëndë.
Në oda e festivale marr n’dorë çiftelinë,
Ti në kokë m’ndriçon si gurë xhevahir,
Ndaj dhe nuk të la sa t’jemë n’këtë jetë
Do t’iua la trashëgim dhe fëmijëve n’djep.
Kur ulem reth sofrës bukur i’a mar këngës,
Plisi bardhë n’kokë m’shkëlqen si drita e Hënës,
K’të plis edhe unë do t’ia lë amanet tim biri,
Ta mbajë me kimet si Afërdita dhe Akili!