E dhembshme, gjithë Medveci në zi
Dhimbje e madhe kudo ! Tani më në çdo cep të lokalitetit tonë e ka pushtuar zi e rendë,trishtim i madh për humbjen e djalit tonë,shokut ,mikut dhe bashkëvendësit më të mirë.Akoma nuk po besojmë që NEHATI ,njëri nder djemtë më të mirë të lokalitetit tonë ,na kthehu shpinën dhe iku papritmas nga kjo botë.
Sot ,lokalitetin tonë nga mëngjesi po e sundon zymtësia, e pushtoj dhimbja e madhe ,sepse aksidentalisht nderoi jetë ,më i urti ,më i sjellshmi ,më punëtori ,më i respektuari ,dhe më i miri djalë Nehat Arif Elshani. Mungesa juaj Nehat , na ka thyer rënd zemrat , sepse ike shpejtë. Ike për t’u mos u kthyer më ,kurrë në këtë botë.
Ti, ishe një djalë ,me të gjitha t’mirat që t’i dha zoti ,dhe gjithmonë do të mbetesh i paharruar ,ne kujtesën tonë.
Lamtumirë Nehat !
Pusho në Parajsë djali i ynë i mirë ,shoku dhe bashkëvendësi ynë i dashur !
Këshilli i fshatit Medvec
Datë,17.10.2022