Tre të lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit.

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku kanë pësuar lëndime tre persona. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.“Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.