Shkollat, Odat dhe bizneset ofrojnë shumë mundësi,  rinia e Kosovës duhet shfrytëzuar ato!-Msc.Besnike Aliaj 

                            Oda Prizrenit / Chamber of Prizren së bashku me Oden e Zejtarëve të Koblenzit, në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale si dhe bizneset anëtare të Odës, sot mbajtën një prezantim dhe trajnim, si dhe treguan rezultatet e arritura nga ky zinxhir i bashkëpunimit: Shkollat profesionale, Odat e zejtarëve si dhe Bizneset.

Unë si një ndër ndërmarrëset e suksesshme, kisha nderin që të prezantoja para audiencës, përvojat dhe mundësit e arritura në po këtë trekëndësh, si dhe rrugëtimin drejt suksesit.

Suksesi nuk vie pa punuar për të. Shkollat, Odat dhe Bizneset ofrojnë shumë mundësi, mirëpo Rinia e Kosovës duhet shfrytëzuar ato!/qendrapress.com/