Shtabi Emergjent, i kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, është në gatishmëri

Për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut, Drejtoresha e Emergjencave dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, e shoqëruar me zyrtarë të kësaj drejtorie të Komunës së Prizrenit, vëzhguan nga afër situatën në teren, të cilët bëjnë të ditur se aktualisht situata është stabile dhe nën kontrollë.  Siç lajmëruam gjatë ditës, tashmë është themeluar Shtabi Emergjent, i kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, që është në gatishmëri dhe do të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në Komunën tonë gjatë dhe pas reshjeve si dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve 24/7. Të nderuar qytetarë, luteni që të lajmëroheni në këtë faqe për çfarëdo emergjence që mund të krijojnë reshjet në zonën ku banoni! /qendrapress.com/