E mërkura poetike me poeten- Teuta BIÇAKU

Ditë shiu
————————–
E ç’ta bëj këtë ditë të zymtë vjeshte?
E di që do derdhet me kotësi si vetë shiu.
Ta mbledh, ta shtrydh në gotë e të dehem s’do t’ mund,
se mendja velat e motorët i drejton gjetiu.
E ç’ti bëj vargjet që kuturu nisen,
të brishtë, të hollë, të ndjeshëm që era i merr?
I qull, u prish formën, ngjyrën ky shi plogështie
e syri s’i shquan, se retë bëjnë terr.
Ik, o sy, fli në ëndrrën e patrazuar.
Mos hap porta, kanate, se dritë sot nuk do të hyjë.
Stuku nën mbulesë me nënkresë shtrënguar.
Prit të nesërmen, me shpresë se dielli do të vijë.
/www.qendrapress.com/