Dr.Rrahman Shala,me gjakftohtësi profesionale e bind pacientin për shërim.

Posa me ra të jem pacientë i Dr. Rrahman Shalës, një profesionistë tjetër që është miku im, /Q. V/,më foli fjalë miradije, duke e quajtur doktor të mrekullive. Unë nuk isha dëgjuar ndonjëherë tituj të kësaj natyre .Sepse rrallë shkoj ,por njohë vërtetë mjekë me renome në spitalin rajonal të Prizrenit . Në ato momente thash o Zot, po profesioni im prej gazetarit si ka lejuar të mos e njoh kaq themelisht këtë doktor, Sepse në kohën e pandemisë në Prizren flitej gjithandej Prizrenit e veriut të Shqipërisë për heroin e atyre ditëve Dr Naser Ejupin, Pastaj për njeriun e madh të luftës Dr Agim Hazrolli e disa tjerë,por , pastaj pash se kishte edhe mjekë profesional të kalibrit evropian si dr Rrahman Shala.e teknik medicinal që si puna e Blerim Nesimi , vështirë ta gjen edhe përtej Ballkanit. Kësaj here mora përsipër të shkruaj për Dr.Rrahman Shala, ortoped në Spitalin Rajonal në Prizren, me të cilin kam pasur njohje shoqërore, por edhe eksperienca personale, vlerësimet e të cilave i kam gjetur edhe në opinionin e bashkëqytetarëve të mi, si një mirënjohje të jashtëzakonshme për punën dhe përkushtimin e tij ndaj pacientit, e këtë edhe e përjetova. Bëhet fjalë për mjekun e mrekullueshëm ortoped Dr. Rrahmani fjalë pak e punë profesionale shumë . Me një lloj krenarie të lindur nga respekti ndaj këtij mjeku i them që e njoh shumë mirë dhe i flas për të me një vlerësim të jashtëzakonshëm. Më gëzoi pa masë, edhe mendimi i mikut tim Mr.Shefajet Berishës,zëdhënës i këtij spitali.,kur tha kemi mjekë të mrekullueshëm ortoped e në mesin e tyre është dr Rrahmani dhe mendova se po më jepte veç kurajë. “Ky doktor të shëron dhe pa ilaçe e ndjeva një ish pacientë të tij”. Por, këtë mrekulli të doktorit padyshim e bënë profesionale edhe tekniku Blerim Nesimi, i cili me një mjeshtri të mjeshtrit profesional di ta vendos mbrojtjen e thyerjeve sikurse askund tjetër, Ai tashmë ka bërë emër të nderuar edhe përtej Prizrenit.

Këtë shkrim të shkurtër po e përfundojë më lutjen më të mirë njerëzore askush në botë mos pastë thyerje apo frakturë në eshtra, por nëse e sprovon fati dikën padyshim se në spitalin rajonal të Prizrenit e gjen përkrahjen e plotë nga Drejtoresha Dr Narqize Arënliu Hoxhaj e cila është përtej kujdesit ,edhe një mjeke më kulturë, deri tek ortopedët profesional dhe eksperti tekniku Blerim Nesimi. Të gjithë një nga një e në formë të veçantë këta meritojnë një respekt të veçantë, por njëkohësisht të bindur se këta djem e vajza janë bijtë tanë, të cilët si në çdo sferë të jetës do të zëvendësojnë brezat e mrekullueshëm që kanë lënë gjurmë dhe emër në këtë mision kaq fisnik e njerëzor. Q.TH/ www.QendraPress.com