Fryma poetike e së diles me poeten;-Selvije KADRIU

PAMJE NGA LARG

————————–

Gjithkund je e askund

Ke ikur tepër larg

Dhe buzëqeshjen time s’dallon

Nga malli që më përvëlon

Ndoshta vetëm rruga na ndan

Dhe thua se ikëm

Pa fjalën lamtumirë

Në takimin e parë

Më duhet të t’i them të gjitha

Për ikjen e pikëllimin

Po me heshtjen

A thua ç’do të bëjmë

/www.QendraPress.com/