Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Iva KATUNDI
Poezia është jetë
Agimet zgjon,
ndonjëherë edhe hesht
Je ti muzg,
që prehjen thërret
Aura e emrit tim
Zemra ime merr forcë
Ti je dashuri që nuk shter
Poezia ime, nga unë u linde!
& & &
Vajzat
———————-
Ua ka falur qielli,
Shpirtin e kthjellët,
Ua dhuroi dielli,
Rrezet ngushëlluese,
Kopshti është i vetmuar,
Pa dorën e tyre ujitëse,
Buzëqeshjen e ndrisin,
Trishtimin e fashisin
/www.QendraPress.com/