Gerxhaliu thotë se koeficienti 105 është demotivues, parashikon ikje të fuqisë punëtore

Ai në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se në Kosovë është duke munguar një dialog i mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, mes sektorëve publiko-privat si dhe mes akterëve relevantë për politikë sociale.

Njohësi i ekonomisë gjithashtu theksoi se është një shkëputje totale e komunikimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.

“Nuk ka nevojë Kosova për ligje në aspektin kuantitativë por ka nevojë për ligje në aspektin kualitativ, ligje të cilat garantojnë stabilitet social e ekonomik dhe jo gjithmonë i mbrojnë interesat e partive politike dhe grupeve të caktuara dhe jo interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Duhet të përfundojë lufta për pushtet dhe besojë që është koha kur duhet të lufta për shtet, në këtë drejtim ligji i pagave ka qenë një eksperiment i radhës dhe dëmi më i madh që po i behët Kosovës është fakti që çdo ligj i miratuar adresën e parë është gjykata kushtetuese, një ligj që ka sjellur pakënaqësi në sektorë të ndryshme po brenga më e madhe është me sektorin e sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe ne qoftë se këto tri shtylla janë të pakënaqura dhe nuk ka motivim ashtu më tepër është një ligj demotivues”, ka thënë Gerxhaliu.

Ai beson se nga kjo pakënaqësi do të këtë vërtet ikje të fuqisë punëtore.

Gërxhaliu ka thënë që viti 2022 ka kaluar në agjendë politikë, ku sipas tij i ka ngulfatur sektorët e ndryshme.

Ai gjithashtu tha se në vitin 2022 më shumë kanë importuar inflacion tek qytetarët.

“Është e vërtet që Qeveria nuk e krijojnë inflacionin por, Qeveria duhet të luftojë inflacionin dhe jemi dëshmitarë të asaj që kemi një ngritje norme të çmime dhe viti 2022 ka qenë një vit rekord i importit të mallrave nga jashtë ku ka kaluar më tepër së 5 miliardë euro dhe në këtë drejtim po importojmë inflacion dhe përmes këtij inflacioni po goditet sot qytetari i Kosovës e në veçanti struktura e varfër”, vijoi ai.

Ndër tjerash ai tha se nuk duhet gjithmonë të vetëdijesohet qytetari por edhe tregtarët, pasi sipas tij tregtarët janë ata që e pranojnë mallrat e importuara.

“Analizat tregojnë që pjesa dërmuese e çmimeve janë në rritje e sipër, duke filluar nga buka, qumështi nga mishi dhe pije të ndryshme, prandaj është një situatë tejet shqetësuese e cila duhet t’i motivojë politike bërësit për të qenë më aktiv, nuk duhet gjithmonë të tentohet të vetëdijesohet qytetari apo konsumatorit, duhet të mendohet se si të vetëdijesohen edhe tregtarët sepse pranimin e mallrave nuk e bëjnë qytetarët por tregtarët”, theksoi Gerxhaliu.