Humolli: Vetëvendosje për inati dëshiron të dënohet Hashim Thaçi, aq i bën që humb Kosova
Deputeti i Kuvendit, Fatmir Humolli, ka komentuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje karshi procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja.Sipas Humollit, Vetëvendosje ka qëndruar indiferente ndaj Gjykatës Speciale e nuk është përballur me të “për inati të Hashim Thaçit”, shkruan gazeta online Reporteri.net.Madje, deputeti tha se VV-ja s’e ka problem edhe nëse humb Kosova, mjafton të dënohet Thaçi.“Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova nuk është gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, tha Humolli për RTV Dukagjinin.VV-ja u tregua përkitazi indiferente edhe me marshin masiv që mblodhi qytetarë nga të gjitha anët, në shenjë proteste kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Ndonëse mori pjesë në marsh, nga kjo parti kur njoftuan për pjesëmarrjen e tyre, përmendën vetëm Rexhep Selimin.Ndërsa pavarësisht jehonës që kishte marrë marshi, kryetari i partisë, Albin Kurti, dy ditë para se të niste marshi thoshte se s’ka dëgjuar për të.Kujtojmë se Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë. /Reporteri.net