Fryma poetike të së dielës me poetin;-Qemal MEHMETI
BREZIT TIM
————————-
Plotë ëndrra dhe shpresë ishim,
edhe kur jeta pa mëshirë na ka sfiduar,
kurrë nuk na u hoqën brengat,
me epokat duke u ballafaquar.
Një jetë të tërë
të sekuencuar e jetuam,
të vetmin faj kishim,
të jetojmë të lirë pse dëshiruam.
Sikur e gjithë bota
dëshiruam të jetojmë,
në qiellin tonë të hapur,
të lirë të fluturojmë.
Realizimin në jetë
secili nga ne ka synuar,
atdheun ta shihnim të lirë
gjithmonë kemi dëshiruar.
Përmbysje dhe ndërrime epokash
mbi kurrizin tonë janë thyer.
retë e zeza tani më janë zhdukur,
shpresat të shuhen nuk duhet lejuar.
/www.qendrapress.com/