RAPORTI PRIND-FËMIJË SOT – Shkruan: Lule Alidema, psikologe klinike

0

    Tashmë krahas ndryshimeve si në stil të jetës, edukimit, sjelljes në përgjithësi, avancimit të teknologjisë e shumë ndryshimeve tjera, sikurse ndryshoi edhe qëndrimi ynë në raport prind-fëmijë!

 Sikur ndryshoi rregulli që ishte më parë prindi-prind, e fëmiju- fëmijë.

Disi kjo koha “moderne” si koha e teknologjisë i përziu këto raporte që më parë ishin më ndryshe, se prindi është ai që di dhe duhet të udhëheqë familjen, që duhet të merr vendime, fjala prindit të ketë peshë etj, në shumicën e rasteve sot duket duket qartë se fëmijët janë ata që përveç që vet marrin shumë vendime për vete, reflekton të jetë më i ditur se prindi!

Është kjo e qëndrueshme apo nuk është?

   Nuk është për t’u habitur se në rrethanat cilat po jetojmë në hap me teknologjinë, është e mundur deri në disa aspekte, sepse sot fëmijët janë në hap më me kohën, arritjet, informacionet dhe kanë burime të shumta dhe të ndryshme informacionesh, përderisa në fëmijërinë tonë kishim informacione rrallë të reja, sikurse ndjeknim një ritëm të njejtë jetese, ndjeknim modelin e prindërve tanë dhe rregullin e caktuar nga prindërit.

    Sot fëmijët tanë brenda një dite kanë mundësinë të stërmbushen me informacione nga fusha apo lëmi të ndryshme vetëm me një klikim në rrjete sociale.

Kjo arritje disi ka ulur epitetin prindëror, komunikimin prind- fëmijë arsyeja e mospërputhjeve të shumta në mes tyre. Kuptohet se mospërputhje kishte gjithmonë, dhe do të ketë, sepse në një mënyrë është “konflikt” gjeneratash, moshave të ndryshme!

   Sado të mundohesh të jesh prind tolerues, përkrahës është e pamundur të arrish në një mendim, me fëmijun…

Në këtë kohë “moderne” raporti prind-fëmijë është dukshëm më i komplikuar!

Kjo kohë shënon ndryshim për prindërit, është fazë tranzicioni, ndryshim në shumë aspekte, dyshoj se na u mjegulluan paksa rrethanat, dhe se ky ndryshim na futi në një konfuzion, jemi ne, dijmë apo nuk dijmë?

Gjithmonë kishte dallime diferenciale mes gjeneratash, normale se në çdo gjeneratë pësohen ndryshime, mirëpo në ditët e sotit ndryshimi është dukshëm më i fuqishëm krahasuar me gjeneratat e kaluara!

Fëmijët sot mundohen të ndjekin një trend jete si zhvillohet në vendet e zhvilluara, e në pamundësi të realizimit të po atyre kërkesave lindin dhe përqamjet mes tyre dhe keqkuptimet!

   Në njërën anë prindi ndjenë krenarinë prej prindi, dëshiron të zotron rolin e prindit për shumë vendime, në anën tjetër fëmiju nuk mund të pranoj diçka ndoshta që i servon prindi, sepse ai tashmë po njef një stil jete ndryshe nga që prindi mendon se ashtu duhet.

Nga kjo mospërputhje mendimesh shpesh krijohen situata konfliktuoze që për pasojë shkaktojnë probleme psikologjike te të dy palët.

Sa do që ne si prind mendojmë se kuptojmë çdo rrethanë, dhe shqetsohemi se pse fëmiju ynë nuk kupton qëllimin e mirë prej prindi, duhet pranohet dhe të kuptohet krejt normale, sepse vet vitet në ecje sjellin ndryshime e mos diskutohet sot me aq zhvillim të hovshëm të teknologjisë, e pamundur prindi të mundë të jetë në hap me kohën.

Kohë më parë fjala e prindit për fëmijën ishte urdhër dhe domosdo zbatohej.

Dihet se nuk është më ai rregulli siç ishte, dhe ka nga ata prindër që vështirë e pranojnë!

   Po vallë ndalemi e mendojmë çfarë lloj prindësh duhet të jemi për kohën në të cilën jemi?

Ne psikologji sqarohen katër modele prindërimi:

1. Prindër autoritar (absolut)

2. Prindër indiferent

3. Prindër liberal (lejues)

4. Prindër autoritativ

1. Prindër autoritar(absolut)- janë tepër kërkues, ushtrojnë një kontroll të fuqishëm mbi sjelljen e fëmijëve, dhe detyrojnë fëmijët të zbatojnë kërkesat e tyre me kërcënime dhe ndëshkime.

Shumica e fëmijëve nuk përgjigjen mirë nga një trajtim i tillë!

Fëmijët e prindërve autoritar shqetësohen me lehtësi duke shpalosur sjellje të paqëndrueshme agresive dhe probleme të sjelljes.

Komunikimi është shumë i pakët mes prindit dhe fëmijës, dhe bindja e prindërve të tillë është se fëmiju duhet domosdo ti zbatoj rregullat dhe mendimet e tij.

2. Prindër indiferent- ndryshe nga prindërit autoritar këta shofin më pak kufizime për fëmijët e tyre, japin shumë pak interesim ndaj fëmijëve në aspekt të vëmendjes, interesimit rreth fëmijëve dhe aspektit emocional. Kryesisht te ky stil “i përgjysmuar” i kujdesit prindëror nuk nxitë zhvillim të mirë social. Fëmijët e prindërve Indiferent kanë tendencë të jenë kërkues dhe të pabindur dhe mundë të mos marrin pjesë efektive në lojë dhe në bashkëveprime shoqërore.

3. Prindër Liberal (lejues) janë të dashur dhe emocionalisht të ndjeshëm, dhe vendosin shumë pak kufizime në sjelljet e fëmijëve. Prindërit e tillë sillen në mënyrë jo ndëshkuese, janë pranues dhe të afërt me fëmijën.

Prindërit liberal konsultohen me fëmijën lidhur me rregullat familjare.

Prindi është burim për fëmiun, por nuk e sheh veten agjent në formimin e sjelljes së fëmijut dhe në zhvillimin e tij, megjithëse japin një pranim dhe inkurajim për fëmijët e tyre, ata japin shumë pak në lidhje me strukturimin dhe parashikimin.

Është e habitshme se fëmijët e këtyre prindërve ju ngjajnë shumë fëmijëve të prindërve autoritar, ata janë shpesh imbulsiv, të pa pjekur dhe jasht kontrollit.

4. Prindër autoritativ janë gjithashtu të dashur dhe të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre por ata vendosin kufizime të qarta dhe i mbajnë në një mjedis të parashikueshëm. Ky lloj model i prindërimit tenton të drejtoj aktivitetet e fëmiut të tij/saj drejt përdorimit të arsyes dhe shpjegimit.

Ky stil kujdesi për fëmijët ka efekte më pozitive në zhvillimin e hershëm social. Fëmijët e këtyre prindërve janë zakonisht më kurrështar, më me besim në vetëvete dhe më të pavarur.

Tash të bëjmë një analizë  dhe të vijmë në një konkluzion se cili lloj i prindrimit do jetë më i përshtatshëm për kohën në të cilën jemi.

Të jesh prind autoritar besoj se nuk funksionon për kohën e sotit, ngase fëmijët sot deri diku ose vështirë i pranojnë kërkesat e prindit dhe kontrollin e vazhdueshëm nga prindi.

Në një mënyrë ky lloj prindi nuk i bën mirë as vetes as fëmijut, sepse fëmijët sot nuk kanë as imuntitetin e as durimin të përballojnë rregullat që prindi vendosë, dhe vetëm sa fëmijës do i shkakton probleme psikologjike si ndjenjë faji, neurozë, demotivim, parehati me veten, tërheqje, izolim e deri në depresione.

Po ashtu dhe prindërit indiferent dyshoj se gabojnë në raport me fëmijën, sepse fëmiju gjatë rritjes ka nevojë për më shumë shkëmbim ndjenjash, afirmitet, pranim, etj. Besoj se po aq sa fëmiju merr dashuri prindërore aq do të jep mes rrethit social.

Ndoshta për kohën sot, modeli prindëror më i përshtatshëm mund të jetë kombinimi mes prindit lejues dhe autoritativ.

Them këtë kombinim ngase fëmiju jo vetëm dje apo sot, por gjithmonë duhet të përkrahet, lejuar, duhet pasur vendime të prera, të arësyeshme, të qarta në raport me fëmijën.

Ne mendojmë se fëmiju nuk e përfillë nëse po atë moment nuk zbaton atë qfarë ne i themi, por gabojmë!

Poçëse sot nuk zbatoi çoftë dhe nesër, ajo që ne i themi është diku në mendjen e fëmijës, sigurisht çoftë dhe në ndërgjegjien e tij.

Këshilla ime; Mbaje veshur petkun e prindërimit gjithmonë, asnjëherë mos u zhvesh nga të qënit prind, pa marrë parasysh zbatohet apo jo, ajo që mendoni ju, nëse sot nuk zbatoi, nesër nuk do ankohet se nuk më treguat, këshilluat, ti ishe prindi, fundja ky është misioni i prindit, të edukoj, gjykoj, këshilloj, etj.

Prandaj je prindi, ndjenja për fëmijun është  e pakushtëzueshme, vjen një ditë dhe fëmiju do e kuptoj qëllimin e mirë të prindit!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *