Kryetari Shaqir Totaj priti sot një delegacion nga Republika gjermane e Thyringenit

Kryetari Shaqir Totaj priti sot një delegacion nga Republika gjermane e Thyringenit, të kryesuar nga drejtori i Akademisë Gjermane të Infermierisë (GNA), Karl B. Gerster, të cilët organizojnë kurse të gjuhës gjermane në Prizren për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në Gjermani dhe për edukimin e tyre për mundësinë e kthimit në Kosovë.

Sipas mysafirëve gjermanë, rinia jonë është më e kualifikuara krahasuar me fuqinë punëtore të vendeve të tjera të botës që veprojnë në këtë shtet.

Në mesin e delegacionit, përveç punëtorëve shqiptarë, ishte edhe përfaqësuesi i Odës së Zejtarëve që mbikqyrë 6.500 ndërmarrje të Republikës së Thyringenit, të cilët merren me trajnimin e nxënësve të shkollave të mesme për nxitjen e potencialit të tyre dhe kualifikimin për tregun e punës.

“Kjo është një mundësi e mirë e brezave të rinj që ta fuqizojnë kapacitetin intelektual dhe kthimin në atdhe për kontribut në zhvillimin e vendit” – theksoi Kryetari Totaj.