Kryeministër Kurti, Kosovën e ke shëndrruar në shtet të ikjes, sepse veç ikjen e ke në shpirt-Shkruan;Liridon LUSHAJ
Kryeministër Albin Kurti, saherë që na bie të ju përmendim emrin Tuaj, na kap pikëllimi, sepse e keni bërë Kosovën në një shtet të shkretëruar në një shtet të ikjes dhe shtet pa ardhmëri. Kryeministër pikëllimi na merr , kur shohim shifrat e ikjes, kur shohim se si ke urrejtje patologjike ndaj secilit luftëtarë lirie. Ata që ishin bijtë e lirisë dhe zëri i lirisë, janë bërë fobia jote. Kryeministër, e di se varret e gjyshërve, e as të asnjë familjari nuk i ke në Kosovë. Prandaj, si ta duash këtë vend Kurse familjen e ke në Skandinavi dhe ngrohja jote shpirtërore për Kosovën është siç është dielli skandivian . Kur i duhej Kosovës vendime madhore, ende e kemi të freskëta ato pamje makabre. e dogje Kuvendin. I lëndove policët i sakatove i fyeve e shave deri në pafundësi. Po si munde kaq fort ta dëmtosh këtë vend?!!!!!. Mjaft më me gënjeshtrat tua e pagesat pa fund ‘’armatës ‘’ tënde të fb për të sharë gjithçka kombëtare e për të lavdëruar gjithçka tradhtare. Mjaft më kryeministër kur i gënjeve e u shite’’patriotë’ me rastin Banjskës. Na trego çka ke nënshkruar e cila është marrëveshja që ke firmosur, trego detajet e asaj marrëveshje, e mos na u shit më patriotë se , patriotizmi yt po dështon tashmë në çdo version. Kryeministër sa fort gabime ke bërë, e këtë copë toke e ke shëndrruar në shkretëtirë, duke ikur të rinjtë, duke ikur tash edhe intelekektualët. Ku po e qon Kosovën. Edhe dorëheqja jote nuk vlen pa përgjegjësi, sepse kaq fort e dëmtove këtë copë Arbërie ,e bëre me sanksione, e vëre të rrejtur, sepse nuk e deshe as edhe diellin që ngrohë botën . Kryeministër më vjen keq sa shumë të këqija i solle Kosovës. Por, mos harro se secili nga ne kush i bëjmë keq atdheut, së pari e dëmtojmë shpirtin personal e pastaj i sjellim të keqe kësaj toke që ndër shekuj u përbaltë e u tradhtua…/www.qendrapress,com/