Mëngjes me shi, gjatë ditës intervale me diell

Kushte për të reshura shiu parashihen mbi vend orëve të hershme të mëngjesit të ditës së enjte. Deri nga mesdita vranësirat fillojnë të shpërndahen, ku më pas do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 9C deri 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 18C e 19C, njofton Prishtina Weather.

Të premten orëve të para të ditës do të ketë intervale me diell, ndërkohë që gjatë ditës vranësirat shtohen, e më vonë pasdite dhe mbrëmje priten edhe të reshura shiu.