Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Floreta MALAJ
” ËNDËRRAT E NJË NATE VERE “
÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷
Borzilok dhe trëndelinë
Që mbajnë aromën e mirë
Edhe ëndrrat në fillim
Sikur në bace kanë mbirë.
Çelin si lulet në maj
Që mbushin lëndinat plotë
Pastaj zhduken gjethe vjeshte
Kur bien t’ gjitha për tokë .
Mbushin skuta rrënjë e gurë
Thua nuk mbarojnë më
Sa të zbardhi pak agimi !
Harron se ke qenë me të.
Herë të fluturojnë në ajër
Herë nga një greminë bije !
Herë me lajka të mbajnë afër!
Herë të fshijnë lotin që bije!
Të cojnë mbi dallgët në det
Anës rëra këmbët lagur
Dëgjon zëra pulëbardhash
Sikur për ty” kanë. ardhur.
Ëndërrat e një nate vere
Nuk zgjasin shumë por pak!
Ditën mblidhen lartë në hënë
Vijnë të zgjuajn ‘ natë për natë.
18 MAJ.– 20 24.
–GREQI…
E drejt e autores –F…M..
/www.QendraPress.com/