Fryma poetike e së dielës me poetin;Bekim KELMENDI
Një lot nëne
———————-
Atje në kodrinë një nënë në heshtje derdh lot
E, lotët e saj sikur lapidarin e djalit donin ta lajnë.
Derisa pikonin mbi atë vend, sakaq përvajshëm treteshin.
Kushedi, malli për nënën ndjehej brenda ku prehej ai.
Ndërsa nëna e shkretë pastronte aty këtu ndonjë degë të tharë të lisit plak,
Që i bënte hije të ëmblit të zemrës së saj.
E heshtazi dëgjohej dënesja e pastaj.
Dhe kthimi i saj ishte aq i rëndë sa toka tundej,
Këmbët si bindeshin të largohej nga aty.
Ah, edhe qielli fshehu rrezet e diellit
Që të dukej çdo gjë e ngrysur, ashtu si zemra e nënës.
Ashtu si loti i saj që ia turbullonte shikimin.
Në makinë nipi i vogël e pyet:
Pse moj nanush ndalon gjithnjë këtu?
Kam mbjellë një lis të madh shumë të madh.
Po pse po qan ? A mos të bërtiti kush?
Jo me nanushin jo.
Por po qaj se lisi thahet pa lotët e mi.
Ashtu siç është tharë zemra ime pa përqafimin e tij.
Dhe kështu të gjithë u bëmë me lot
Vazhduam rrugën po koka e mendja na ngelën në kodrinë
Te lisi i madh që me zor ia fali nëna të shkretës tokë
Sepse donte nën hijen e tij ajo të largohej nga kjo botë…
/www.QendraPress.com/