Çaste poetike me poetin;Bilall M. MALIQI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/07/bilall-m-maliqi-1024x975.jpg)
LEGJENDË E GJALLË
(Ismail Kadaresë)
——————————–
Nga sot ngelëm të varfër
Për tuat fjalë
Dhe ide të lartësuara
Që shkrihen në vepra
Për mbretërinë tënde
Me kurorë mashështie
Ulur këmbëkryq
Në fronin e shkronjave
Sot si në ëndërr
Tetëshja u puthit
Me tetëshen tjetër
Muzat u alivanosën
Ndërsa engjëjt
I masin veprat
Në kanar të mirësisë
Sot mortja
Ia mbylli sytë mjeshtrit
Vargu u mbulua
Me çarçafin e zi
Por emri i tij qëndron
Vertikal nëpër kohë
Si legjendë e gjallë
Deri në përjetësi
/www.QendraPress.com/